Kina kishte 3608 kompani prodhuese në tregun e brendshëm të aksioneve deri në fund të vitit 2023
2024-02-12 12:26:20

Foto nga VCG

Shoqata kineze për Kompanitë Publike bëri të ditur se deri në fund të vitit 2023 ishin 3608 kompani prodhuese të listuara në tregun e brendshëm të aksioneve të vendit, njofton “Xinhua”.

Kompanitë prodhuese përbënin rreth 67 për qind të të gjitha 5346 kompanive të listuara në tregun e brendshëm të aksioneve deri në fund të vitit 2023.

Shumica e tyre në Kinë janë të fokusuara kryesisht në prodhim, transmetim të informacionit, softuerë, shërbime të teknologjisë së informacionit, shitje me shumicë dhe pakicë.

Në bursat e Shangait, Shenzhenit dhe Pekinit ishin përkatësisht 2263, 2844 dhe 239 kompani të listuara. (Fatosi)