Pikat kulturore të Pekinit shtojnë bumin turistik në Vitin e Ri Kinez
2024-02-12 10:55:15

Foto nga VCG

Imazhet e Loong-ut, dragoit kinez, në Qytetin e Ndaluar, mësimi rreth historive të thirrjes së shiut në altarët mbretërorë dhe blerja e maskotave të dragoit kinez, janë vetëm disa nga përvojat në Pekin për vizitorët gjatë Vitit të Ri Kinez 2024, shkruan “Xinhua”.

Për të festuar Vitin e Dragoit, që filloi të shtunën, muzetë, parqet dhe pikat turistike në Pekin po ofrojnë shumë aktivitete dhe produkte kulturore me temën e dragoit kinez.

Sipas autoriteteve bashkiake, Pekini ka krijuar dhe vënë në dispozicion afërsisht 100 produkte kulturore tematike në kuadër të Vitit të Ri Kinez, ose Festivalit të Pranverës.

Produktet kulturore po bëhen gjithnjë e më të njohura si mallra të Vitit të Ri dhe shitjet e tyre i kanë shtuar gjallërinë festivalit duke rritur konsumin.

Më shumë se 100 muze në Pekin do të qëndrojnë të hapur gjatë Festivalit të Pranverës të këtij viti dhe Pekini. (Fatosi)