Mbi 28.000 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite
2024-02-12 10:57:52

Foto nga VCG

Është rritur numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza jepet informacion mbi që Izraeli vazhdon prej 127 ditësh kundër Rripit të Gazës, shkruan “RTSH”.

Forcat izraelite kanë vrarë së fundi dhjetëra palestinezë në Rripin e Gazës ndërsa thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në mbi 28.000.

Në sulmet e fundit bëhet e ditur se janë plagosur 152 persona dhe se numri i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në mbi 67.600.

Ministria bëri të ditur se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë te trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite. (Fatosi)