Strategjia kombëtare e agroturizmit, synohet rritja e grave sipërmarrëse dhe shtim i angazhimit të të rinjve
2024-02-12 11:39:18

Foto nga RTSH

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim një strategji të posaçme për zhvillimin e agroturizmit, e cila synon aktivizimin e jetës dhe ekonomisë rurale, shkruan “RTSH”.

Sipas Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, strategjia kombëtare e agroturizmit synon që deri në vitin 2027 të bëhet trasfomimi dhe përmirësimi i subjekte agroturistike në dy drejtime, në pronësi dhe në punësim.

Strategjia synon dhe që numri i grave sipërmarrëse të shkojë në mbi 60 për qind, ndërkohë që pjesëmarrja e të rinjve të jetë në mbi 40 për qind. (Fatosi)