Mbipopullimi në burgje, kërkohet zbutje e masave të sigurisë për disa vepra penale
2024-02-12 11:07:58

Foto nga Topnews

Numri shumë i lartë i personave që vuajë dënime të ndryshme në burgjet në Shqipëri ka bërë që avokatët të listojnë disa vepra penale, për të cilat, sipas tyre, duhet dhënë nga gjykata masë më e butë sigurie, njofton “RTSH”.

Gjatë vitit 2023 u numëruan mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar ndaj dhe autoritetet e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan rritje me 10% të buxhetit për t’i ushqyer të burgosurit.

Në total, në sistemin e burgjeve në Shqipëri janë 3136 të paraburgosur, 2167 të dënuar dhe 456 pacientë me masë mjekësore. (Fatosi)