Hamasi: S’ka marrëveshje për pengjet nëse Izraeli sulmon Rafahun
2024-02-12 12:42:41

Foto nga VCG

Hamasi ka kërcënuar Izraelin me anulimin e bisedimeve për marrëveshjen e pengjeve në rast të një aksioni ushtarak në Rafah, një qytet në Gazën jugore të mbushur me persona të zhvendosur.

“Çdo sulm mund të prishë negociatat”,- bëri të ditur transmetuesi palestinez Al-Aksa, duke cituar një anëtar të lartë të Hamasit të paidentifikuar, shkruan “ATSH”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi Ushtrinë të premten të përgatitet për një ofensivë në Rafah. Qyteti pranë kufirit me Egjiptin është i vetmi vend në zonën bregdetare ku Hamasi ushtron ende kontrollin.

Megjithatë, ofensiva ushtarake konsiderohet shumë problematike. Para luftës, qyteti kishte rreth 300.000 banorë, por tani të paktën 1.3 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit thuhet se jetojnë atje në një hapësirë shumë të kufizuar.

Qeveria amerikane, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe të tjerë janë shprehur kundër veprimeve ushtarake në Rafah.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi gjithashtu për një katastrofë humanitare dhe pasoja për të gjithë rajonin.

Disa dëshmitarëve okularë thonë se Izraeli ka sulmuar tashmë nga ajri objektivat në Rafah. Megjithatë, trupat tokësore izraelite nuk janë vendosur ende atje. (Irma)