Finlanda zgjat mbylljen e kufirit tokësor me Rusinë deri në mes të prillit
2024-02-11 10:21:07

Foto nga VCG

Qeveria finlandeze vendosi të mbajë të mbyllur kufirin tokësor me Rusinë deri në mes të prillit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, shkruan “Xinhua”.

Të gjitha pikat e kalimit në kufirin lindor finlandez janë mbyllur për trafikun e pasagjerëve që nga mesi i dhjetorit.

Vendi mbylli pikat e para kufitare në mes të nëntorit, duke reaguar si përgjigje ndaj shqetësimit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas Ministrisë së Brendshme, emigrantët pa dokumente në Finlandë kanë qenë kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe afrikane dhe gjysma e tyre kanë kërkuar azil. Disa prej tyre duket se janë larguar nga Finlanda për të udhëtuar më tej në pjesë të tjera të Bashkimit Evropian. (Irma)