Shkollat në Shkodër bëhen pjesë e programit të kodimit në institucionet arsimore
2024-02-11 13:32:47

Foto nga RTSH

Në klasat e sistemit fillor në disa shkolla të Shkodrës është shtuar lënda e kodimit, e cila i ndihmon nxënësit të mësojnë përmës lojës.

Vitin e shkuar në Shkodër pjesë e programit të kodimit u bënë 4 klasa, 3 në qytet dhe një në fshat. Këtë vit, janë përfshirë edhe 6 të tjera, duke e çuar numrin  në 10, sipas zyrtarëve të Drejtorisë vendore Arsimore, përcjell “RTSH”.

Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar me metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon.

Hapat e parë të kodimit kompjuterik nxënësit po i marrin përmes Platformës “CodeMonkey”.

Në gjithë Shqipërinë janë 446 institucione arsimore publike dhe private ku po zbatohet kjo platformë për nxënësit e klasave të para dhe të dyta. (Irma)