Xi Jinping dhe bashkëshortja Peng Liyuan u përgjigjen kartolinave të urimit për Vitin e Ri Kinez nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme Lincoln në ShBA
2024-02-11 15:46:05

Kartolina nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme Lincoln (Foto nga China Daily)

Më 11 shkurt, presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u kthyen kartolinat e urimit mësuesve dhe nxënësve të shkollës së mesme Lincoln në ShBA, duke i uruar për Vitin e Ri Kinez të Loong-ut. Ata mirëpritën mësuesit dhe nxënësit që të vizitojnë më shumë Kinën, duke përfshirë pjesëmarrjen në projektin "50 mijë amerikanë në 5 vjet”. Projekti i shkëmbimit dhe studimit të të rinjve në Kinë ka kontribuuar për forcimin e miqësisë midis popujve të Kinës dhe ShBA-së, veçanërisht të rinjve.

Më parë, mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme Lincoln në ShBA, i kishin dërguar kartolina presidentit Xi Jinping, profesoreshës Peng Liyuan dhe gjithë popullit kinez, duke i uruar për lumturi gjatë Vitit të Ri Kinez. Më shumë se 100 mësues dhe nxënës nënshkruan kartolinat përshëndetëse. (Çang Çuo)