Viti i Pyjeve, mbillen në Tiranë qindra fidanë pisha të zeza
2024-02-11 13:13:11

Foto nga ATSH

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se Administrata e Zonave të Mbrojtura Tiranë ndërmori aksionin për mbjelljen e 500 pishave të zeza në zonën e Bastar-Murrizës, në Tiranë, në kuadër të Vitit të Pyjeve.

Sipas AKZM-së, fidanët u mundësuan nga donatorë për Parkun Kombëtar të Dajtit, shkruan “ATSH”.

Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe qeveria e Shqipërisë si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.

Viti 2022 iu dedikua pastrimit dhe mjedisit, ndërsa viti 2023 ishte viti iu kushtua Vjosës, me krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë. (Irma)