Ministrja Denaj: Teknologji moderne për eksportin e vajit të ullirit
2024-02-11 13:41:14

Foto nga ATSH

Prodhimet e vajit të ullirit “Made in Albania” kanë pasur rritje të shpejtë dhe tashmë po njihen edhe jashtë vendit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke sjellë shembullin e një fabrike ulliri në Tiranë, tha se ajo e integron prodhimin me teknologji moderne për të sjellë një produkt unik, me cilësi të lartë që shkon në tregun vendas dhe për eksport, në vende si Gjermania dhe Zvicra, raporton “ATSH”.

Vaji i ullirit “Shkalla” do të jetë pjesë e stendës shqiptare në panairin “Biofach 2024”, në Gjermani, një mbështetje e qeverisë për të promovuar produktet lokale drejt tregjeve të reja të eksportit.

Kjo fabrikë, sipas ministres, është duke punuar me përkushtim për të sjellë pranë konsumatorit vajin e ullirit ekstra të virgjër organik. (Irma)