Kryemistri Rama: Shtimi i kanaleve vaditëse, domosdoshmëri për fermerët
2024-02-11 10:12:46

Foto nga ATSH

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shtimi i kanaleve vaditëse është domosdoshmëri për fermerët, për të garantuar rritje të cilësisë së kulturave bujqësore.

Ndërsa postoi në rrjetet sociale momente nga puna për shtimin e këtyre kanaleve në Fier, përcjellë nga “ATSH”, kryeministri Rama deklaroi se investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore.

Po ashtu, skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.

Falë punës së bërë ndër vite për rehabilitimin e sistemit kullues e vaditës, në zonën e Myzeqesë ka më shumë kanale të riaktivizuara, më shumë toka të ujitura dhe më shumë prodhime cilësore. (Irma)