Komandanti ukrainas: Prioritet, zgjerimi i sistemeve të armëve pa pilot
2024-02-11 13:38:21

Foto nga VCG

Komandanti i ri i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, deklaroi se një nga prioritetet e tij kryesore është zgjerimi i përdorimit të sistemeve të armëve pa pilot, si dronët, dhe luftimi elektronik për të mposhtur forcat ruse, shkruan “ATSH”.

Syrskyi tha se kjo teknologji ishte kyçe në luftën e Ukrainës për të thyer linjat ruse dhe për të çliruar territorin e pushtuar.

“Vetëm duke ndryshuar dhe përmirësuar vazhdimisht mjetet dhe metodat e luftës do të jemi në gjendje ta ndjekim me sukses këtë rrugë. Jeta dhe shëndeti i ushtarëve mbeten vlera më e rëndësishme e ushtrisë ukrainase”,- deklaroi ai përmes një postimi në “Telegram”.

Zëvendësimi i trupave të rraskapitura dhe mobilizimi i më shumë ukrainasve është aktualisht subjekt i një diskutimi të nxehtë në Ukrainë, ku një projektligj pritet të miratohet nga Parlamenti. (Irma)