Teleskopi i madh kinez për ekzoplanetet pritet të jetë funksional në vitin 2026
2024-02-11 13:27:37


Një teleskop i madh spektroskopik, i projektuar për të kërkuar për ekzoplanete, është planifikuar të përfundojë dhe të vihet në funksion në Kinën veriperëndimore në vitin 2026, njoftoi zhvilluesi i tij, Universiteti Shanghai Jiao Tong, citon “Xinhua”.

Teleskopi Spektroskopik i Universitetit Jiaotong do të ndërtohet në malin Saishiteng pranë qytetit të Lenghu, ku provinca Qinghai ka ngritur një vend vëzhgimi astronomik.

I shtrirë në 4.4 metrash, teleskopi mund të lehtësojë kalimin e shpejtë midis burimeve të synuara, gjë që mundëson vëzhgime spektrale në kohë.

Sipas shkencëtarëve, pritet të arrihen një sërë rezultatesh kërkimore të reja në disa fusha.

Spektometri i tij me precizion të lartë do të mundësojë vëzhgime spektrale të njëkohshme me shumë synime dhe me precizion të lartë, duke e bërë atë të parin e këtij lloji në mbarë botën.

Sipas zhvilluesit të teleskopit, ai pritet të rrisë ndjeshëm efikasitetin e zbulimit të ekzoplaneteve. (Irma)