Japonia ndihmon Spitalin Rajonal Shkodër me pajisje të re gjinekologjike
2024-02-11 13:01:06

Foto nga ATSH

Spitali Rajonal i Shkodrës do të ketë një aparaturë të re bashkëkohore histeroskopie për kryerjen e diagnostifikimeve dhe ndërhyrjeve gjinekologjike.

Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kikuko Kato, dhe Senad Hallunaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, nënshkruan në Tiranë, marrëveshjen e grantit për “Projektin për Pajisjen e Spitalit Rajonal Shkodër me një Sistem Histeroskopie”, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, shkruan “ATSH”.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një pajisje e re histeroskopie për kryerjen e diagnostifikimeve dhe ndërhyrjeve gjinekologjike pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve të kësaj bashkie me një shërbim më cilësor dhe profesional.

Ambasadorja Kato deklarois e ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të ofruar nga departamenti i Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Hallunaj shprehu falënderime për mbështetjen e ofruar nga qeveria e Japonisë në fushën e shëndetësisë në Shqipëri. (Irma)