Malta organizon festime me rastin e Vitit të Ri Kinez
2024-02-10 11:15:52

Foto nga CGTN

Instituti Konfuci në Universitetin e Maltës zhvilloi aktivitete festive me rastin e Vitit të Ri Hënor Kinez, me muzikë popullore kineze, vallëzim, këndim dhe shfaqje të arteve marciale.

Publiku duartrokiti ngrohtësisht shfaqjet magjepsëse për të festuar Vitin e Dragoit. Galaja përfundoi me interpretimin e një grupi të këngës kineze “Pasardhësit e Dragoit”, shkruan “CGTN”.

Duke shprehur kënaqësinë për suksesin e ngjarjes, Dennis Mizzi, drejtori i Institutit Konfuci, e përshëndeti atë si përpjekjen më të madhe të institutit për të shënuar Vitin e Ri Kinez deri më sot, duke vënë në dukje aftësinë e studentëve të tij në gjuhën kineze dhe duke theksuar rëndësinë e gjuhës si mjet për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kombeve.

“Performancat, vallet dhe muzika mund të jenë gjithashtu një lloj ure tjetër midis dy kulturave tona. Ne mund të mësojmë dhe të zbulojmë për njëri-tjetrin dhe të vlerësojmë ngjashmëritë dhe dallimet tona”,- tha ai.

Mizzi foli dhe për pritshmërinë e tij që më shumë studentë të studiojnë kinezisht në të ardhmen. (Irma)