Blinken javën tjetër viziton Shqipërinë
2024-02-10 14:31:42

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Matthew Miller.

Pas vizitës në Shqipëri, Sekretari Blinken udhëton në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.