Instituti “Konfuci” në Tiranë zhvillon aktivitete me rastin e Vitit të Ri Kinez
2024-02-10 11:14:08

Foto nga Facebook

Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës ka nisur prej disa ditësh aktivitetet me rastin e Vitit të Ri Kinez.

Përfaqësues të këtij instituti kanë zhvilluar disa aktivitete me studentë dhe fëmijë, me të cilët kanë provuar kaligrafinë dhe kanë folur rreth Vitit të Ri Kinez.

Në faqen zyrtare në rrjetet sociale të institutit janë publikuar imazhe nga aktivitetet e zhvilluara, duke paraqitur dhe interesin e të rinjve për t’u angazhuar e për të mësuar më tepër për traditat dhe kulturën kineze. (Irma)