Lëvizja “Shqipëria bëhet” depoziton në Kuvend nismën për listat e hapura
2024-02-10 13:22:44

Foto nga VCG

Lëvizja “Shqipëria bëhet” depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë nismën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me anë të një njoftimi, kjo lëvizje bën të ditur se draft propozimi synon hapjen e garës, duke propozuar sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura, shkruan “Panorama”.

Lëvizja “Shqipëria bëhet” ka depozituar më herët në Kuvend edhe propozimin për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. (Irma)