Putin: Rusia nuk ka ndërmend të pushtojë Poloninë, Letoninë apo vende të tjera
2024-02-10 13:36:51

Foto nga VCG

Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të pushtojë Poloninë, Letoninë apo vende të tjera në kontinent, bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve, Tass”, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë një intervsite me personalitetin mediatik amerikan Tucker Carlson, Putin tha se Rusia do t’i përdorte trupat e saj kundër Polonisë vetëm nëse Polonia sulmon Rusinë.

“Ne nuk kemi interesa në Poloni, Letoni apo askund tjetër. Pse na duhet kjo?”,-tha Putin. (Irma)