Policia zvicerane ekzekuton iranianin që mbajti peng pasagjerët e një treni
2024-02-10 14:15:23

Foto nga VCG

Policia zvicerane njoftoi se ekzkutoi një azilkërkues iranian, i cili kishte përdorur një thikë dhe një sëpatë për të mbajtur peng për disa orë dhjetëra njerëz në një tren në perëndim të Zvicrës. Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, shkruan “Panorama”.

Sipas Policisë, ai i mbajti pengjet mbrëmjen e së enjtes, dhe bllokoi zonën, derisa treni kishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud.

Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve.

Pas rreth katër orësh dhe negociatave, Policia arriti të futej në tren, të eliminonte 32-vjeçarin dhe të shpëtonte pasagjerët.

Vincent Derouand, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Vaud, tha se vijon hetimi për të mësuar se cilat ishin motivet e azilkërkuesit. (Irma)