Gjatë Festës së Pranverës ndërtuesit kinezë qëndrojnë në vijën e parë të ndërtimit të hekurudhave me shpejtësi të lartë Kinë-Tajlandë
2024-02-10 16:12:43

Foto nga VCG

Në Ayutthaya të Tajlandës Qendrore, projekti i hekurudhave me shpejtësi të lartë Kinë-Tajlandë nuk ndalet edhe gjatë Festës së Pranverës. Ndërtuesit kinezë vazhdojnë punën për të siguruar përparimin e projektit.

Si një projekt i nismës "Një brez, një rrugë", i ndërtuar bashkërisht nga Kina dhe Tajlanda, hekurudha Kinë-Tajlandë është e para me shpejtësi të lartë në Tajlandë. Faza e parë e projektit lidh Bangkokun dhe Koratin, qytet i rëndësishëm në verilindje të Tajlandës. Faza e dytë e projektit do të shtrihet në Nongkhai, kufiri verilindor i Tajlandës, duke u lidhur me hekurudhën Kinë-Laos dhe për të arritur drejtpërdrejt në Kunming të Kinës. Pasi të përfundojë, hekurudha me shpejtësi të lartë Kinë-Tajlandë do të krijojë një shtysë të re për zhvillimin ekonomik dhe social të Tajlandës dhe lidhjet rajonale.