Tërmetet e një viti më parë, Turqia merr 400 milionë euro ndihmë nga BE-ja
2024-02-09 11:27:11

Foto nga VCG

Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një vit më parë. Kjo është shifra më e lartë që ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat, njoftoi eurokomisionarja, Elisa Ferreira, pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare, citon “Panorama”.

Paratë e kësaj pakoje të ndihmës do të përdoren për restaurimin e infrastrukturës dhe për strehim urgjent. Po ashtu, paratë do të përdoren për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të Turqisë.

Tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit 2023 vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje. Pak pas kësaj tragjedie, BE-ja u zotua se do të ndihmojë shtetin me 1 miliard euro gjatë një konference të donatorëve.

Fondi i ndarë prej 400 milionë eurosh është pjesë e kësaj pakete të ndihmës. (Elona)