Hungaria bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO, SHBA: Edhe durimi ka kufi
2024-02-09 10:44:43

Foto nga VCG

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se ai dhe homologët e tij të NATO-s paralajmëruan Hungarinë që mos ta vonojë më shumë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke nënvizuar se edhe durimi ka kufi, shkruan “RTSH”. 

Ligjvënësit nga partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, bojkotuan një seancë urgjente të Parlamentit të hënën, ku ishte planifikuar një votim për të vendosur ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n në agjendën legjislative, duke shkaktuar 18 muaj vonesa, të cilat kanë zemëruar aleatët e Hungarisë.

Partia qeverisëse Fidesz, e cila ka shumicën absolute në Parlamentin e Hungarisë, ka bllokuar ofertën e Suedisë që nga korriku 2022, duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë gënjeshtra për gjendjen e demokracisë hungareze. Partia këmbëngul se kryeministri suedez duhet të vejë së pari në Hungari.

Suedia, së bashku me Finlandën fqinje, la mënjanë dekada të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë kolektive të NATO-s. Finlanda që atëherë iu bashkua aleancës transatlantike. Për Suedinë, Hungaria është i vetmi anëtar që kundërshton.

Sullivan tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta shikojë me kujdes, por shpreson se do të ketë një zgjidhje konstruktive për këtë çështje në një afat shumë të afërt. (Elona)