Qeveria shqiptare përcakton kriteret për hotelet me 4 ose 5 yje
2024-02-09 11:44:40

Hotel (Foto Sotnews)

Hotel (Foto Sotnews)

Me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, qeveria shqiptare vendosi të përcaktojë kriteret, procedurat dhe dokumentacionin që do të duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”.

Çdo aplikues, që të marrë një vlerësim se struktura e tij akomoduese është me 4 ose 5 yje, duhet të plotësojë një sërë kriteresh.

Vlera e investimit duhet të jetë jo më e vogël se 8 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe jo më e vogël se 15 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje, bën të ditur “RTSH”.

Përveç kësaj, struktura akomoduese duhet të menaxhohet nga një operator menaxhues, i regjistruar si markë tregtare ose i njohur ndërkombëtarisht “brand name” me 4 dhe/ose 5 yje, nga autoritetet kompetente të vendeve ku ato ndodhen, i lidhur me aplikuesin me një marrëveshje të vlefshme gjatë kohëzgjatjes së statusit. (Elona)