Kryeministri Rama takon homologun e Luksemburgut: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë
2024-02-09 10:20:29

Foto nga RTSH

Zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri ishte në fokus të takimit që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi me homologun e tij të Luksemburgut, Luc Frieden.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama e quajti kryeministrin e Luksemburgut një mbështetës të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, citon “RTSH”.

Në takimin mes dy homologëve u diskutua gjithashtu për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve nga Luksemburgu në Shqipëri. (Elona)