Shefi i NATO-s i bën thirrje Kongresit amerikan të miratojë ndihmën për Ukrainën
2024-02-09 11:40:30

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg (Foto ATSH)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg (Foto ATSH)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkoi Kongresit amerikan miratimin e ndihmës me vlerë mbi 110 miliardë dollarë për Ukrainën. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, zyrtari më i lartë i NATO-s tha se ishte thelbësore që kongresi të binte dakord për financimin e Ukrainës.

“Është në interesin e sigurisë tonë”,- tha Stoltenberg, citon “ATSH”.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të vendeve anëtare të aleancës po ndiqnin një takim në selinë e NATO-s për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të investuar në mbrojtjen dhe mbështetjen e ardhshme për Ukrainën.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, duke folur përkrah Stoltenberg, i përshkroi bisedimet e stërzgjatura të brendshme politike të SHBA-së në Kongres mbi financimin e Ukrainës si të tepruara dhe zhgënjyese. (Elona)