Organizatat e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza
2024-02-09 11:13:36

Foto nga VCG

Një deklaratë e publikuar së bashku nga 17 grupe me bazë në Izrael ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Ne, shoqëria civile me bazë në Izrael dhe organizatat e të drejtave të njeriut, bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Një armëpushim i menjëhershëm do të parandalojë humbjen e mëtejshme të jetëve civile dhe do të lehtësojë aksesin për ndihmën jetike për Gazën për të trajtuar katastrofën e paprecedentë humanitare atje”,- thuhet në deklaratë, citon “RTSH”.

Organizatat thanë se 120 ditët e luftës kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrim të pabesueshëm, kanë shkatërruar sistemet e kujdesit shëndetësor, kanë krijuar mungesë të furnizimit me ushqim dhe ujë të pijshëm të pastër dhe kanë zhvendosur civilët në Gaza.

Në deklaratë u bëhet thirrje palëve të përfshira që të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm.

Më tej, organizatat i kërkuan Izraelit të lejojnë hyrjen dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmave dhe mallrave humanitare në Gaza dhe që Hamasi të lirojë të gjitha pengjet e mbajtura në enklavë. (Elona)