Videoja promovuese e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së shfaqet në kinematë e ShBA-së
2024-02-09 11:53:56

Foto nga VCG

Me afrimin e Vitit të Ri Kinez, në ekranet e kinemave në mbarë ShBA-në po shfaqet videoja promovuese e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së. 

Duke filluar nga 2 shkurti, videoja promovuese po shfaqet në ekranet e mëdha të zinxhirëve kryesorë të kinemave të ShBA-së – AMC dhe "Royal" – nëpër qytetet e mëdha amerikane, duke përfshirë Los Anxhelosin, Nju-Jorkun, Uashingtonin, San-Franciskon, Çikagon, Bostonin, Hjustonin dhe Dallasin. 

Është koha e vitit kur familjet mblidhen për të parë Galanë e Festës së Pranverës, një traditë moderne e festimeve në Kinë. Që nga fillimi i transmetimit të saj në televizion më 1983, kjo veprimtari vjetore e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) është bërë një pjesë thelbësore e kremtimeve të Vitit të Ri Kinez.