Ambasadorja e Kinës në Shqipëri takon ministren shqiptare të Arsimit dhe Sportit
2024-02-08 12:07:54

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue u takua të martën me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë Ogerta Manastirliu, duke shkëmbyer mendime lidhur me bashkëpuniminin ndërmjet Kinës e Shqipërisë në fushat e arsimit dhe sportit.

Ambasadorja Pang tha se vitet e fundit është pasuruar vazhdimisht përmbajtja e bashkëpunimit kino-shqiptar në arsim dhe sport, gjë që ka nxitur efektivisht lidhjet njerëzore ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa ministrja Manastirliu e uroi ambasadoren Pang për marrjen e detyrës dhe tha se bashkëpunimi arsimor e sportiv është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si shkëmbimet ndërmjet institucioneve arsimore të të dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve dhe gradave akademike, për të ndihmuar në zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. (Çang Çuo)