Ambasadorja e Kinës në Shqipëri u takua me ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
2024-02-08 12:09:42

Ambasadorja kineze në Shqipëri Pang Chunxue u takua të martën me ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu. Të dy palët shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Kinës e Shqipërisë.

Ambasadorja Pang tha se bashkëpunimi mjekësor dhe shëndetësor është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit miqësor ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë. Ambasada kineze është e gatshme të promovojë në mënyrë aktive forcimin e komunikimit ndërmjet autoriteteve shëndetësore dhe institucioneve mjekësore të të dy vendeve, duke ndihmuar që bashkëpunimi shëndetësor mes të dy vendeve të arrijë më shumë rezultate.

Ministrja Koçiu e përgëzoi ambasadoren Pang  për marrjen e detyrës së saj të re dhe tha se bashkëpunimi shëndetësor Shqipëri-Kinë ka arritur rezultate pozitive vitet e fundit. Pala shqiptare është e gatshme të punojë me palën kineze për të vazhduar eksplorimin e potencialit të bashkëpunimit, shkëmbimet ndërmjet institucioneve mjekësore dhe trajnimin e personelit mjekësor, në mënyrë që të rritet më tej niveli i bashkëpunimit shëndetësor midis të dy vendeve. (Çang Çuo)