Sondazhi: Shqipëria, vendi me optimizëm për të ardhmen
2024-02-08 11:04:50

Foto nga VCG

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan zbuloi se Shqipëria është një nga pak vendet ku qytetarët ndihen optimistë për të ardhmen e tyre.

Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë për ta dhe familjet e tyre, përcjell “ATSH”.

Sondazhi i INR-së për Shqipërinë thekson edhe se ekonomia dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore sikurse në çdo vend tjetër, por ajo që bie në sy është fakti se shqiptarët besojnë ende se vendi i tyre është në drejtimin e duhur.

Një anketim i Forumit Ekonomik Botëror zbuloi së fundi se ekonomia dhe rënia e saj mbetet shqetësimi madhor i Europës. Kjo pasi në më shumë se 20 vende rënia ekonomike u cilësia si problemi kryesor gjatë dy viteve të ardhshme.

Pak javë më parë, mediet gjermane raportuan se Gjermania ndodhet në rrugën e recesionit të saj të parë dyvjeçar që nga fillimi i viteve 2000, pasi ekonomia e saj u tkurr në vitin 2023 mes ndikimit të kostove më të larta të energjisë dhe kërkesës më të dobët industriale. Zyra Kombëtare gjermane e Statistikave njoftoi se krizat e shumta që prekën ekonominë kishin kontribuar në një rënie të produktit të brendshëm bruto në vitin 2023. Duke reflektuar ndikimin e faturave të larta të energjisë dhe kostove të huamarrjes te konsumatorët, konsumi i familjeve ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

 (Irma)