Ministri Mazniku: Prioritetet, fuqizimi i pushtetit vendor në Shqipëri
2024-02-08 12:13:26

Foto nga ATSH

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, zhvilloi një takim me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorin Silvio Gonzato, me të cilin diskutoi mbi planin e Ministrisë së Pushtetit Lokal për të fuqizuar pushtetin vendor në Shqipëri.

“Do të rrisim kapacitetet e bashkive me fokus në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të qenë konkurruese në përfitimin e fondeve të Bashkimit Europian”,- deklaroi ministri Mazniku, citon “ATSH”.

Ndërsa ambasadori Gonzato u shpreh se bashkitë luajnë rol vendimtar në procesin e integrimit në BE, pasi rreth 70% e zbatimit të “acquis” në Shqipëri do të ndodhë në nivel lokal.

“Gjatë takimit me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbër Mazniku, ramë dakord që përfshirja e bashkive, ndërtimi i kapaciteteve vendore dhe rritja e autonomisë financiare, për të siguruar që bashkitë mund të ofrojnë shërbimet e duhura për qytetarët, janë thelbësore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Vitet e fundit, BE-ja ka rritur mbështetjen e saj për bashkitë në Shqipëri dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”,- deklaroi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. (Irma)