Letonia zgjat mbylljen e kalimit kufitar me Bjellorusinë
2024-02-08 14:19:26

Foto nga VCG

Letonia do të vijojë të mbajë të mbyllur një nga dy pikat e saj kufitare me Bjellorusinë fqinje, pikën e kontrollit të Silenes, si masë paraprake sigurie, njoftoi Ministria e Brendshme.

Pika tjetër e kalimit midis Letonisë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe Bjellorusisë do të mbetet e hapur. Të dy vendet ndajnë një kufi prej 172 kilometrash, shkruan “ATSH”.

Mbyllja është një nga masat e marra në shtator për të forcuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e kufirit, afati i të cilës pritej të përfundonte të shtunën.

“Disa nga këto masa, duke përfshirë mobilizimin e forcave shtesë dhe mbështetjen nga ushtria dhe policia, do të ndërpriten të shtunën, pasi ka një numër shumë të ulët të tentativave për kalime të paligjshme kufitare”,- thuhet në një deklaratë të ministrisë. (Irma)