Janari 2024 pati 30% më shumë turistë të huaj se vjet
2024-02-08 15:46:35

Berati (Foto Rtsh)

Berati (Foto Rtsh)

Viti 2024 nisi me rritje të shifrave të flukseve hyrëse turistike drejt Shqipërisë. Gjatë muajit janar, vendi u vizitua nga mbi 489.000 turistë të huaj, ose 30% më shumë se janari 2023.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Turizmit, lista kryesohet nga turistët nga Kosova, rreth 215 mijë, afro 30% më shumë se vjet, ndjekur nga italainët me gati 53 mijë, ose 50.4% më shumë, dhe malazezët me 52.662 hyrje ose +32.6% krahasuar me janarin 2023.

Të dhënat tregojnë se ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411%, Rumania me mbi 120%, Spanja me rritje 104%, Anglia me mbi 62%, Suedia me një rritje 73% dhe Franca me 41.7% më shumë krahasuar me janarin 2023. (Irma)