Stuhia e fortë në Kanada mbylli transportin, shkollat dhe dyqanet
2024-02-07 14:32:43

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Kanadanë lindore dhe autoritetet shtetërore po detyrohen të thërrasin ushtrinë për heqjen e dëborës. Në të njëjtën kohë, reshjet e mëdha të dëborës shkaktuan probleme të rënda transporti, duke çuar në mbylljen e disa shkollave dhe shërbimeve publike, ndërsa shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Nova Scotia, bën të ditur “RTSH”.

Në disa vende ranë më shumë se 100 centimetra dëborë, ndërsa në Gjirin e Shën Lorenës u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax, kryeqendra e provincës, shumë fluturime u vonuan ose u anuluan.

“Pastrimi i dëborës do të jetë i vështirë dhe do të marrë kohë”,- paralajmëroi kryeministri i Nova Scotia, Tim Houston, gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se ka kërkuar ndihmë nga qeveria federale e kryeministrit Justin Trudeau. (Elona)