Spanja siguron fonde për agjencinë e OKB-së për ndihmat palestineze
2024-02-07 11:30:08

Foto nga VCG

Qeveria spanjolle do të mbështesë agjencinë e ndihmave të refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës me një fond special prej 3.5 milionë eurosh (3.8 milionë dollarë).

“Fondet do të ndihmojnë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) të vazhdojë aktivitetet e saj në një afat të shkurtër”,- tha ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në Komitetin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Dhomën e Komuneve në Madrid.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është dëshpëruese”,- tha Albares, citon “ATSH”.

Rripi i Gazës ka qenë nën rrezikun e bombardimeve intensive izraelite, si dhe një ofensive tokësore ushtarake izraelite për disa muaj me radhë.

Izraeli filloi ofensivën, si dhe një bllokadë të Rripit të Gazës, në përgjigje të sulmeve shkatërruese ndaj Izraelit të nisura nga grupet militante palestineze më 7 tetor, që përfshinin masakra ndaj civilëve.

Disa ditë më parë, UNRWA paralajmëroi se do të pezullonte gjithë punën e saj në Rripin e Gazës pas katër javësh nëse fondet e premtuara nuk paguheshin.

Mbi dhjetëra vende, duke përfshirë donatorët më të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, kanë pezulluar një fond prej më shumë se 400 milionë eurosh  për UNRWA-së, pasi Izraeli akuzoi grupin e ndihmës për përfshirje në sulmin e grupit militant palestinez Hamas. (Elona)