Destatis: Tregtia e jashtme e Gjermanisë shënoi rënie në vitin 2023
2024-02-07 16:44:48

foto nga CFP

 Porti i Hamburgut / foto nga CFP

Importet dhe eksportet e Gjermanisë shënuan rënie në vitin 2023 në mes të recesionit, sipas shifrave paraprake të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), citon “Xinhua”.

Eksportet e ekonomisë më të madhe të Europës ranë me 1.4 për qind nga viti 2022 në 1.56 trilionë euro (1.67 trilionë dollarë amerikanë), ndërsa importet ranë me 9.7 për qind në 1.35 trilionë euro, sipas shifrave.

“2023-shi ishte një vit i humbur për industrinë e eksportit të Gjermanisë”, - tha Carolin Herweg, eksperte në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, e cila theksoi se inflacioni i lartë dhe normat e interesit, si dhe rreziqet gjeopolitike, kishin ulur kërkesat, gjë që shkaktoi rënien e eksporteve të mallrave.

Me eksportet në tregjet kryesore në rënie, shifrat e vitit të kaluar pasqyrojnë dobësinë e vazhdueshme të tregtisë së jashtme gjermane, tha Dirk Jandura, president i Shoqatës së Shitjes me Shumicë, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve të vendit.

Instituti Ekonomik Gjerman supozon se modeli i eksportit i vendit do të mbetet në krizë këtë vit, pasi situata gjeopolitike vazhdon të jetë e pasigurt. (Elona)