Numri i përdoruesve të medias sociale arrin në pesë miliardë
2024-02-07 16:33:06

foto nga CFP

foto nga CFP

Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz.

Sipas një studimi, numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5.6%, duke tejkaluar rritjen prej 0.9% të popullsisë botërore, shkruan “ATSH”.

Rrjeti social më i populluar është “”Facebook”-u me 2.19 miliardë përdorues. “Instagram”-i, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1.65 miliardë, i ndjekur nga afër nga “TikTok”-u me 1.56 miliardë.

Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon 2 orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6.7 platforma çdo muaj. (Elona)