Gara presidenciale në SHBA, kandidatja Nikki Haley kërkon mbrojtje nga Shërbimet Sekrete
2024-02-07 11:33:13

Foto nga VCG

Kandidatja për presidente, republikania Nikki Haley, ka kërkuar mbrojtjen e Shërbimeve Sekrete për shkak të kërcënimeve që po merr në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Nikki Haley është kandidatja e fundit republikane që sfidon Donald Trumpin në garën presidenciale, bën të ditur “ATSH”.

Muajt e fundit, ish-ambasadorja e OKB-së ka qenë viktimë e dy episodeve, që shkaktuan ndërhyrjen e njësive elitare të policisë. (Elona)