Fermerët spanjollë i bashkohen valës së protestave
2024-02-07 10:53:25

Foto nga VCG

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre europianë në organizimin e protestave në të gjithë vendin. Ata kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Europian, kontrolle më të forta mbi prodhimet e vendeve joanëtare të BE-së dhe më shumë ndihmë nga qeveria e tyre, bën të ditur “RTSH”.

Në disa rajone, ata bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje të trafikut. Një demonstratë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar për në fund të këtij muaji.

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme me homologët e tyre në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit.

Ata thonë se rregulloret që janë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), së bashku me kostot e larta të karburantit dhe energjisë, e bëjnë të vështirë për ta të nxjerrin fitim. (Elona)