Më 16 shkurt hidhet shorti për banesat e reja në Pezë
2024-02-07 14:22:35

Foto nga RTSH

Më 16 shkurt do të hidhet shorti për 22 familjet që do të marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit. Bashkia e Tiranës do të organizojë brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit në objektet e ndërtuara në lagjen e re për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, që gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë, bën të ditur “RTSH”.

Në rast se përfituesi apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë, nuk paraqiten dot, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron kryetari i komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë. (Elona)