Kajro zhvillon aktivitete kulturore për të shënuar Vitin e Ri Kinez
2024-02-06 17:30:45

Festimet ne Kajro (Foto Xinhua)

Festimet ne Kajro (Foto Xinhua)

Në kryeqytetin egjiptian Kajro u organizua të shtunën një festë për të shënuar Vitin e Ri Hënor Kinez, i cili bie më 10 shkurt.

Veprimtaria, e sponsorizuar nga Qendra Kulturore e Kinës në Kajro, pati shfaqje muzikore dhe valleve popullore kineze.

Të rinjtë egjiptianë iu bashkuan këtij eventi me veshje tradicionale kineze, shkruan emrat e tyre në kinezisht, shijuan kuzhinën kineze dhe morën pjesë në aktivitete kulturore, si kaligrafia, piktura kineze, prerja e letrës dhe shijimi i çajit, shkruan “Xinhua”.

Yang Ronghao, drejtori i qendrës dhe këshilltar kulturor për Ambasadën kineze në Egjipt, vuri në dukje se egjiptianët po bëhen gjithnjë e më të interesuar të ndjekin aktivitetet kulturore kineze, të cilat ai ia atribuoi marrëdhënieve në rritje Kinë-Egjipt.

Ai theksoi se qendra do të vazhdojë të promovojë shkëmbimet kulturore dhe mësimin e ndërsjellë midis Kinës dhe Egjiptit.

Ky event u ndoq nga rreth 80 pjesëmarrës nga shtatë provinca egjiptiane. (Irma)