Kryeministri izraelit: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me çdo çmim
2024-02-06 10:24:27

Foto nga VCG

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se përpjekjet për lirimin e pengjeve vazhdojnë të pandërprera. “Por, ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me çdo çmim. Shumë gjëra që janë thënë në media sikur ne i kemi pranuar, për shembull lirimin e terroristëve, por ne nuk e pranojmë”,- tha Netanyahu, shkruan “ATSH”.

Netanyahu konfirmoi se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të eliminohet, të gjithë pengjet të kthehen dhe Gaza mos të përbëjë më kërcënim për Izraelin.

“Ne i jemi shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen që kemi marrë që nga fillimi i luftës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë dallime mendimesh me SHBA-në. Ne i tejkaluam ato me vendime të menduara dhe të vendosura. Unë nuk kam nevojë për askënd në menaxhimin e marrëdhënieve me SHBA-në në kontekstin e mbrojtjes së interesave të sigurisë së Izraelit”, theksoi kryeministri izraelit. (Fatosi)