Ministri izraelit: Problemi me Hezbollahun do të zgjidhet përmes diplomacisë
2024-02-06 11:47:48

Foto nga VCG

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, informoi kryekëshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden, Amos Hochstein, se Izraelit është i gatshëm të zgjidhë problemin me grupin libanez Hezbollah përmes marrëveshjeve diplomatike.

Gallant u takua me Hochstein në Tel Aviv për të diskutuar mbi problemin e sigurisë në kufirin libanez dhe mënyrat që izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas një deklarate nga Zyra e Ministrit izraelit të Mbrojtjes, citon “ATSH”.

“Ne jemi të gatshëm ta zgjidhim problemin me Hezbollahun në jug të Libanit përmes mjeteve diplomatike. Por jemi të gatshëm edhe për skenar të tjerë”, tha Gallant.

Ai theksoi se Izraeli është i vendosur të përmirësojë sigurinë në kufirin libanez dhe të eliminojë kërcënimet e sulmeve nga atje.

Që nga 8 tetori 2023, kufiri izraelito-libanez ka përjetuar tensione dhe shkëmbime sporadike zjarri midis ushtrisë izraelite nga njëra anë dhe Hezbollahut dhe fraksioneve palestineze nga ana tjetër. Kjo ka rezultuar me viktima dhe lëndime nga të dyja palët, ndërsa kanë pësuar edhe civilët libanezë. (Irma)