Këshilli Evropian i Aeroporteve: Shqipëria pati rritjen më të madhe të fluturimeve në vitin 2023
2024-02-06 11:07:42

Foto nga Wikimapia

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh, shkruan “ATSH”.

Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturuan nga Rinasi apo drejt tij, si dhe 15 kompani ajrore turistike dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës.

Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.

Ambiciet për të zhvilluar sektorin e turizmit, vlerësohet në raportin e Këshillit Evropian të Aeroporteve, po sjellin bashkëpunime te reja mes Aeroportit të Tiranës, ku në muajt në vijim pritet të nisin operacionet e tyre kompani si “Air France” dhe “Iberia”.

Ndërkohë që kompania irlandeze “Ryanair” do të rrisë numrin e destinacioneve të saj nga Tirana në 22 të tilla.

Nga ana tjetër, ashtu si dhe në shkëmbimet tregtare drejt vendeve europiane, Italia duket se do të mbetet destinacioni dominues.  (Fatosi)