Ministrja Koçiu: Hapen 31 qendra kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit
2024-02-06 10:12:10

Foto nga RTSH

Nën parimin “Askush mos të mbetet pas”, autoritetet shëndetësore në Shqipëri  kanë aplikur kujdesin shëndetësor në banesë nga 31qendra shëndetësore, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, shkruan “RTSH”.

Sipas saj, ky model do të shtrihet në të gjithë vendin, me synim që të përmirësohet sa më shumë dhënia e shërbimeve socio-shëndetësore.

Në fokus janë pacientët më të prekur, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike, të cilët nuk mund të dalin nga banesa e tyre për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Gjithë përfshirja dhe aksesi ndaj shërbimit për grupet e prekura janë thelbi i këtij modeli, duke synuar kujdes efikas për të gjithë, pavarësisht vështirësive të tyre shëndetësore dhe sociale”,- shkruan ministrja Koçiu.

Ajo shprehu mirënjohjen për ekipet shëndetësore, mjekët dhe infermierët, për përkushtimin çdo ditë në shërbim të qytetarëve. (Fatosi)