Raporti: Numri i ndërmarrjeve kineze që shkojnë jashtë arrin nivelin historik
2024-02-06 10:21:58

Foto nga VCG

Një numër i paprecedentë i ndërmarrjeve kineze po shkojnë jashtë shtetit, duke arritur një nivel historik, raportoi Yazhou Zhoukan me qendër në Hong Kong, shkruan “Xinhua”.

Kjo tregon aftësitë e fuqishme inovative dhe ndërgjegjen e rrezikut të Kinës, thekson raporti, duke shtuar se kjo krijoi hapësirë të re tregtare dhe përfaqësonte konkurrencën e fortë kombëtare të Kinës.

Sipas raportit, platformat e tregtisë elektronike ndërkufitare të Kinës janë tërheqëse për konsumatorët e huaj.

Aftësia e menaxhimit digjital të vendit dhe zinxhiri i plotë industrial mund të ulin kostot duke eliminuar ndërmjetësit, duke u ofruar kështu konsumatorëve çmime më të përballueshme.

Në tregun global, ky proces digjital ndihmon industrinë prodhuese të Kinës të zgjerohet dhe të fitojë një prani më të madhe si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara, thuhet në raport.

Ndërmarrjet kineze që shkojnë jashtë shtetit kanë një avantazh teknologjik, thuhet në raport. Përveç avantazheve në harduer, softueri i Kinës gjithashtu i bën përshtypje botës.

Artikulli mori si shembull kompanitë e hotelierisë kineze, duke theksuar se ata mbështeteshin në teknikat e tyre digjitale, nga zinxhirët e furnizimit te shërbimet e para për të qëndruar konkurrues. Disa nga këto kompani, sipas raportit, kanë hyrë në tregjet e nivelit të lartë në Evropë dhe SHBA. (Fatosi)