Shkatërrohet organizata e strukturuar kriminale e përfshirë në trafikun e drogës në vende të BE-së
2024-02-06 17:28:08

Karabinieret italiane (Foto Panorama)

Karabinieret italiane (Foto Panorama)

Që në orët e para të mëngjesit të së hënës, një megaoperacion nga karabinierët italianë të Firences, me mbështetje të forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, si dhe në bashkëpunim me Eurijust, Eurpol dhe Interpol, kanë ekzekutuar 83 masa sigurie, njofton “Panorama”.

Operacioni ka shkatërruar një organizatë të strukturuar kriminale, e përfshirë në nivele të ndryshme të aktivitetit të trafikut të drogës, në Itali dhe shtete të tjera të BE-së.

Hetimi kishte të bënte edhe me zinxhirin e furnizimit me pakicë të këtyre substancave narkotike në rrethin e Firences. (Fatosi)