Shqipëri-Egjipt, nënshkruhet marrëveshja për linjë kabllore nënujore për komunikimin e të dhënave
2024-02-06 17:03:42

Marreveshja me Egjiptin (Foto Atsh)

Marreveshja me Egjiptin (Foto ATSh)

Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore nënujore duke u bërë pjesë e një rrjeti global të komunikimit të të dhënave si dhe për të rritur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare, njofton “ATSH”.

Marrëveshja u nënshkrua mes kompanisë “4iG” dhe “Telecom Egypt”. Po ashtu, u firmos edhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “4iG” për ndërtimin e linjës kabllore nënujore.

Kjo marrëveshje do ta pozicionojë Shqipërinë si një pikë të re hyrjeje në Evropë. 

Për Shqipërinë, sistemi i kabllor nënujor do të ofrojë rrugën më të shkurtër për në Frankfurt, si dhe destinacione të tjera të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar në Evropën Lindore e Qendrore dhe Ballkanit, si Sofje, Vjenë dhe Budapest. (Fatosi)